Tuesday, 5. May 2026
Sport

Ferizaj forcohet me Ademin

GS 21/08/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Vigan Ademi është përforcimi më i ri i skuadrës së Ferizajt.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të enjten, e ka prezantuar Ademin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin 2025/26.

Ademi po shihet si përforcim i duhur të Ferizaj për mesfushën, ndërsa sezonin e shkuar ishte pjesë e Prishtinës së Re, ekip që e ndihmoi të inkuadrohet në Superligë.

“Mesfusha jonë forcohet edhe më shumë me afrimin e lojtarit të talentuar, Vigan Ademi”, ka shkruar FC Ferizaj.

Skuadra ferizajase e ka nisur sezonin e ri në Superligë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur 1:0 Dritën në kuadër të xhiros së parë.

Ndeshjen e radhës në Superligë, Ferizaj e luan të dielën në Lipjan kundër Prishtinës së Re.

Teilen: