Wednesday, 19. August 2026
Sport

Ferizaj forcohet me sulmuesin Nafiu

GS 14/01/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Valmir Nafiu është përforcimi më i ri te skuadra e Ferizajt.

Ekipi i Superligës së Kosovës, të martën e ka prezantuar Nafiun, i cili llogaritet si “armë shtesë” për ta ndihmuar klubin në arritjen e objektivave.

30-vjeçari do të jetë pjesë e Ferizajt për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa e njeh elitën e futbollit kosovar pasi ka luajtur edhe për skuadrën e Gjilanit në të shkuarën.

Së fundmi, Nafiu ka luajtur te Otranti i Ulqinit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Shkëndija e tetovës, Renova e Skënderbeu i Korçës.

Gjithashtu, ai ka qenë pjesë e ekipit nga Sllovakia, Kosice pastaj e Hamburgut të Gjermanisë, APOEL-it të Qipros dhe të rinjve të Baselit nga Zvicra.

Ferizaj po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar, pasi pjesën vjeshtore e ka mbyllur në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të zhvilluara.

Teilen: