Monday, 20. April 2026
Sport

Ferizaj konfirmon rikthimin e Abazit në stol

GS 20/04/2026 2 Min. Lesezeit

Arsim Abazi do të jetë në krye të skuadrës së Ferizajt për herën e dytë në këtë sezon të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj, të hënën ka zyrtarizuar Abazin në postin e trajnerit, në të cilin ka zëvendësuar Nevil Deden, të shkarkuar ditë më parë.

Në njoftimin e Ferizajt, ndër të tjera thuhet se klubi ka vendosur ti besojë një figure që e njeh shumë mirë ambientin, filozofinë dhe shpirtin e skuadrës.

“Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një ndryshim në pankinë, por edhe një mesazh të qartë për stabilitet dhe ambicie më të mëdha. Nën drejtimin e tij, pritet që FC Ferizaj të rikthejë identitetin dhe frymën garuese, duke synuar rezultate pozitive në arritjen e objektivave me më shumë siguri dhe motivim”, ka shkruar klubi në njoftim.

Abazi e nisi sezonin si trajner i Ferizajt për t’u shkarkuar në fund të muajit shtator të vitit të shkuar dhe për t’u zëvendësuar me Nevil Deden.

Abazi ishte i papunë prej javës së shkuar kur u shkarkua nga Dinamo, ekip që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Teilen: