• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferizaj merr fitore të madhe në Gjilan

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pushimi prej dy javësh duket se i ka bërë mirë skuadrës së Ferizajt, që ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së radhës në Superligën e Kosovës.

Të premten, Ferizaj fitoi në udhëtim te Gjilani 2:1, në ndeshjen hapëse të javës së nëntë të elitës së futbollit kosovar.

Për Ferizajn, kjo është fitorja e dytë rresht pas asaj ndaj Dukagjinit dhe treta këtë sezon, e cila e ngrit në pozitën e 7-të në tabelë me 10 pikë, një më shumë se Gjilani që bie në vendin e tetë.

Të dy golat në këtë takim, Ferizaj i shënoi në pjesën e parë, ku fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të dhe pastaj e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të.

Golin e parë e realizoi Edon Sadriu, ndërsa të dytin Abdeen Abdul dhe në të dyja rastet asistoi Çlirim Abdulli.

Krejt çka arriti Gjilani të bëjë deri në fund të takimit ishte ta ngushtoj rezultatin nëpërmjet sulmuesit Senad Jaroviq, i cili realizoi në minutën e 71-të.

Po ashtu, Gjilani e mbylli ndeshjen me dy lojtarë me pak, që u përjashtuan pas dy kartonëve të verdhë.

Fillimisht, Jamal Arago u përjashtua nga loja në minutën e 85-të kurse nëntë minuta më vonë, u largua edhe Besir Ramadani.

Për Gjilanin, kjo është humbja e katërt këtë sezon karshi tri barazimeve dhe dy fitoreve në nëntë ndeshje të luajtura.

Next Post

Marrin pjesë gjashtë ekipe të ndara në dy grupe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.