Monday, 13. April 2026
Sport

Ferizaj rikthehet në Superligën e Kosovës 

GS 04/05/2024 1 Min. Lesezeit

Ferizaj edhe zyrtarisht është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës. 

Ferizajasit pa ndonjë problem shënuan fitore në konak të Flamurtarit të Prishtinës, me rezultat 3:0. 

Futbollistët e Ferizajt, qysh në pjesën e parë e vërtetuan se fitorja do të jetë e tyre, duke avancuar me rezultat 3:0 me golat e Kurtajt (1) dhe Sadriut (2 gola).

Image

Ferizaj kryeson me 50 pikë e Flamurtari renditet në vend të gjashtë me 29 pikë të mbledhura.

Teilen: