Tuesday, 17. March 2026
Futboll

Ferizaj “shpartallon” Prishtinën, triumf bindës 3-0 në shtëpi

GS 17/03/2026 2 Min. Lesezeit

Ferizaj ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Prishtina në një përballje ku vendasit shkëlqyen nga fillimi deri në fund.

Të njohur si “Ujqit”, futbollistët e Ferizajt dominuan lojën dhe me një paraqitje të organizuar e plot ritëm arritën të sigurojnë tri pikë të merituara para tifozëve të tyre.

Goli i parë erdhi në momentet e fundit të pjesës së parë, pas një aksioni të bukur kolektiv. Qlirim Avdulli shërbeu saktë për Ade Oguns, i cili nga afërsia nuk gaboi për ta kaluar Ferizajn në epërsi 1-0.

Me këtë avantazh minimal u mbyllën 45 minutat e para, ndërsa pjesa e dytë nisi sërish në favor të vendasve. Një kundërsulm i shpejtë u konkretizua nga Erion Sadriu që asistoi për Ruben Silva-Richards, i cili dyfishoi rezultatin në 2-0.

Në minutat e fundit, Ferizaj vulosi fitoren me golin e tretë, ku realizator ishte Jakup Berisha, duke e bërë edhe më bindëse epërsinë e skuadrës së tij.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj ngjitet në vendin e tetë me 29 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Ferizaj do të luajë sërish në shtëpi ndaj Drenica, ndërsa Prishtina do të përballet me Ballkani në një sfidë tjetër interesante.

Teilen: