Thursday, 16. April 2026
Futboll

Fermín gjen ngushëllim te dashuria, pas eliminimit nga Atlético: Ti je gjithçka për mua

GS 16/04/2026 1 Min. Lesezeit

Fermín López, futbollist i Barcelonës, është “strehuar” te dashuria për ta lënë pas eliminimin e dhimbshëm ndaj Atlético Madridit në çerekfinalet e Champions League.

Ai i ka dedikuar një mesazh të gjatë të dashurës së tij, modeles Berta Gallardo, me rastin e ditëlindjes së saj: “Urime ditëlindjen dashuria ime! Faleminderit që u shfaqe në jetën time, për besnikërinë tënde, për dashurinë tënde, për faktin që je vetvetja. Jam me fat dhe jam shumë krenar për ty. Ti je gjithçka për mua, urime 22-vjetorin dashuria ime!”

Fermín López publikoi gjithashtu në Instagram disa imazhe intime me partneren e tij, duke treguar momentet e tyre së bashku, si një mënyrë për të shkëputur mendjen nga eliminimi i fundit dhe fokusuar te jeta e tij personale.

Fermín felicita a su novia, Berta Gallardo, por su 22 cumpleaños: "Gracias por aparecer en mi vida, por tu lealtad, por tu amor, por ser tú"Fermín felicita a su novia, Berta Gallardo, por su 22 cumpleaños: "Gracias por aparecer en mi vida, por tu lealtad, por tu amor, por ser tú"Fermín felicita a su novia, Berta Gallardo, por su 22 cumpleaños: "Gracias por aparecer en mi vida, por tu lealtad, por tu amor, por ser tú"

Teilen: