Friday, 30. January 2026
Sport

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

GS 30/01/2026 1 Min. Lesezeit

Fermin Lopez edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, raporton gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano.

Sulmuesi në formë i katalunasve e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2031, përmes së cilës do të përmirësoj kushtet përmbi 50 përqind.

Klauzola e lirimit të tij pas vazhdimit të kontratës është paraparë 1 miliardë euro.

22-vjeçari që u bë pjesë e Barçës në vitin 2023, në këtë edicion ka shpërthyer me 10 gola e 11 asistime në 26 ndeshje.

Teilen: