Bruno Fernandes thotë se është i lumtur në Manchester United, pavarësisht interesimit nga Arabia Saudite.
29-vjeçari ka qenë i lidhur me kalimin në Lindjen e Mesme, me arabët që konsideruan të bëjnë një ofertë prej 100 milionë funteve.
Mirëpo, kapiteni i “Djajve të Kuq” e ka bërë të qartë se nuk e mendon largimin, ani pse shprehu pakënaqësi me mënyrën si ka nisur ky sezon.
“Jam i fokusuar te kombëtarja dhe Man Unitedi. Jam i lumtur këtu ku jam. Në kombëtare kemi momente shumë të mira, te Man United nuk e nisëm ashtu siç donim. Nuk i shikoj spekulimet. As nuk iu jap vëmendje. Sot është lehtë të shpërndash spekulime në media. Preferoj të koncentrohem te qëllimet e mia”, deklaroi ai.
Fernandes nënshkroi kontratë për pesë vite me “Djajtë e Kuq” në vitin 2021, që e mban të lidhur me klubin deri më 2026.