Mesfushori i Man Unitedit, Bruno Fernandes, ka folur pas humbjes kundër Man Cityt.
‘Djajtë e Kuq’ dje humben finalen e FA Kupës kundër rivalëve të qytetit, Man City.
Fernandes thotë se e gjithë skuadra është e dëshpëruar për disfatën pësuar nga ‘Qytetarët’.
“Ne jemi të gjithë të dëshpëruar.
Është e vështirë, ne donim ta mbyllnim sezonin ndryshe, por nuk mundëm”, ka thënë portugezi.
“Në përgjithësi është një sezon për t’u mbajtur mend, por nuk është as një sezon i keq.
Jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë ende më shumë dhe të fitojmë trofe të tjerë, madje edhe më të rëndësishëm”, ka theksuar Fernandes.