Friday, 3. April 2026
Sport

Fernandez i “shkeli syrin” Real-it, Chelsea e pezullon dy ndeshje, Rosenior: Kaloi vijën e kuqe!

GS 03/04/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Chelsea-t, Liam rosenior, ka bërë bërë me dije se Enzo Fernandez nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dt takimet e radhës.

41-vjeçari ka thënë se mesfushori, i cili i kushtoi Chelsea-t plot 107 milionë paund, ka kaluar “vijën e kuqe” me komentet që ka bërë për të ardhmen.

“Enzo Fernandez nuk do të jetë me ne për dy takimet e radhës. Ai mungon në takimin kundër Port Vale dhe Manchester City pasi komentet që ka bërë nuk mund të kalojnë pa pasoja. Unë kam biseduar me atë personalisht dhe nuk kam asgjë personale. Është kaluar vija e kuqe dhe ne si klub duhet që të merrnim masa”, argumentoi trajneri.

Pak ditë më parë argjentinasi, i cili është lidhur fort me një transferim në Madrid ku Reali është në kërkim të një zëvendësuesi për Kroos dhe Modriç, tha: “Do të më pëlqente që të jetoja në Spanjë. Madridi më pëlqen shumë pasi më kujton Buenos Airesin. Lojtarët duhet të jetojnë ku të dëshirojnë. Unë do të doja të jetoja në Madrid. Edhse pse jam ambientuar mirë me anglishten, spanjishtja më pëlqen më shumë”.  

Teilen: