Piloti spanjoll i skuadrës Trackhouse, Raul Fernandez, u shpall fitues i garës së Cmimit të Madh të Australisë në MotoGP.
Ky është suksesi i parë në karrierë për pilotin 24-vjeçar spanjoll, që triumfoi në pistën e Phillip Island.
Në vendin e dytë u rendit italiani Fabio Di Giannatonio me VR46, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua piloti tjetër italian Marco Bezzecchi me Aprilia.
Jashtë podiumit mbeti Alex Marquez me Ducati Gresini, që u rendit i katërti.
Një garë e ekuilibruar, me pilotët që dueluan fort në çdo xhiro, por në fund triumfoi Fernandez, që arriti të shkëputet në xhirot e fundit.
Mungoi në këtë garë spanjolli Marc Marquez, i saposhpallur kampion bote, pasi është operuar.