• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Feronikeli 74: Lapidari nuk largohet vetëm si kapiten, por si kampion absolut 

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti me përvojë Lapidar Lladrovci largohet nga Feronikeli 74.

Skuadra nga Drenasi ka konfrimuar largimin e tij.

Dihet se Feronikeli 74 nga edicioni i ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

“Ndeshja e fundit si vendas – lamtumirë një legjende, nderim një kampioni!

Nesër, të shtunën, në stadiumin tonë, na pret një ndeshje që ka për të mbetur gjatë në kujtesën tonë.

Jo vetëm që është ndeshja e fundit si vendas për këtë sezon, por edhe momenti i fundit në shtëpi për një prej figurave më të mëdha të historisë së klubit tonë – kapitenin Lapidar Lladrovci.

Lapidari nuk largohet vetëm si kapiten, por si kampion absolut.

Ai është një prej ikonave të klubit që i ka fituar të gjitha trofetë me fanellën e Feronikelit – tituj kampioni, kupa e superkupa – gjithmonë me përkushtim, lidership dhe shpirt luftarak.

Vitet e tij në fushë janë histori suksesi, frymëzimi dhe krenarie. Ai nuk e mbrojti vetëm mbrojtjen – ai mbrojti emblemën, ngjyrat, dhe gjithçka që Feronikeli përfaqëson.

Lapidari nuk është thjesht një futbollist. Ai është simbol i besnikërisë, sakrificës dhe krenarisë që përfaqëson ky klub.

Me vite të tëra në shërbim të Feronikelit, ai ishte zëri, zemra dhe shpina e skuadrës në çdo betejë.

Ai ishte aty në ditët më të mëdha dhe më të vështira – gjithmonë i pari në betejë, gjithmonë i fundit që dorëzohej.

Të mbushim stadiumin dhe t’i japim Lamtumirën që meriton një legjendë dhe një fituesi të madh.

Faleminderit, Kapiten – për çdo trofe që na dhe, për çdo moment krenarie që na fale.

Për ne, do të jesh gjithmonë kapiteni i kampionëve”, ka njoftuar klubi.

Next Post

A do ti bashkohet babait të tij te Brazili? Davide Ançeloti merr vendimin për të ardhmen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.