Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Dueli i vetëm i ditës së sotme do të luhet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Malishevës, shkruan lajmi.net.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.
Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare:
Feronikeli ’74: Bujupi, Aliti, Lladrovci, Bruqi, Bardhoku, Avdyli, Rrahmani, Cervadiku, Berisha, Shabani, Bachare.
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu, Brruti, Vitija, Mustafa, Hoti, Hazrollaj, Aliu.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, derisa mysafirët kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive. /Lajmi.net/