Thursday, 30. July 2026
Sport

Feronikeli ‘74 nënshkruan me ish-lojtarin e Hajduk Splitit

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

FC Feronikeli ‘74 ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për sezonin e ri, duke prezantuar mesfushorin kroat Kresimir Luetic.
29-vjeçari, i lindur në Split, është tashmë pjesë e skuadrës nga Drenasi, pas arritjes së marrëveshjes mes palëve.
Luetic aktivizohet kryesisht si mesfushor ofensiv, por mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit. Futbollisti me këmbë të majtë njihet për kreativitetin, vizionin në lojë.
Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e NK Jarun në Ligën e Dytë të Kroacisë, ku zhvilloi 34 ndeshje dhe realizoi 13 gola, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Teilen: