• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Feronikeli i bie pishman, vazhdon garat në Superligë

01/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të enjten paralajmëruan tërheqjen nga garat. E të premten përmes një konference të jashëzakonshme për gazetarë, i ranë pishman, e thanë që po ju kthehen garave.

Drejtuesit e Feronikelit, para gazetarëve e tifozëve vendës, “Tigrat e Zi”, vendosën të vazhdojnë garat, vetëm një ditë pasi të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, reaguan ndaj gjyqtarëve e Federatës, për padrejtësitë, në drjetim të tyre.

Në konferencën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, kryetari i klubit, Endrit Krasniqi, konfirmoi se Feronikeli 74 do të vazhdojë garat.
Krasniqi ka akuzuar disa gjyqtarë që janë kundër klubit ndaj të cilëve edhe kanë bërë kallëzime penale.


Për situatën e krijuar foli edhe kapiteni Lapidar Lladrovci i cili u shpreh se klubi nga Drenasi është prej skuadrave më të dëmtuara në ligë.

“Por për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë Lladrovci, i cili kërkoi nga Federata e Futbollit të merr masa ndaj gjyqtarëve.

Gjatë gjithë kohës në tribuna kanë qëndruar tifozët e Feronikelit, të njohur si “Tigrat e Zi”, të cilët edhe kanë pasur parulla në duar me portretin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, të cilin edhe e e kanë ofenduar bashkë me FFK-në.

Feronikeli 74 vendosi të enjten të tërhiqet nga garat pasi pretendoi se është dëmtuar nga gjyqtarët në 11 javët e para të Superligës. Klubi nga Drenasi është i vetmi pa fitore këtë edicion, teksa ka vetëm tri barazime.

Nikli të shtunën e pret Ballkanin nga ora 13:00.

 

Next Post

Ranieri: De Rossi kishte nisur një projekt të mirë me Romën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.