Feronikeli 74 ka fituar ndaj Malishevës pikët e plota që mund të kenë vlerë të madhe në garën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra nga Drenasi të shtunën gjatë ditës fitoi 2:1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 31-të të elitës së futbollit kosovar.
Për Feronikelin 74 ishte fitorja e parë pas dy barazimeve e një disfate, ndërsa Malisheva e pësoi humbjen e dytë rresht.
Feronikeli 74 tani ka 34 pikë në vendin e tetë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e shtatë, por me një ndeshje më pak të luajtur.
Malisheva mbetet në vendin e katërt me 52 pikë.
Feronikeli 74 në xhiron e ardhshme luan në udhëtimin e vështirë te Llapi.
Liria ka befasuar të gjithë, duke triumfuar pas një kohe të gjatë.
Prizrenasit e mposhtën në Lipjan skuadrën e Fushë Kosovës, duke ia dhënë shtytjen përfundimtare drejt Ligës së Parë
Supergol për Lirinë shënoi Aldi Gjumsi në minutën e tretë për 1:0.
Pas gjysmë ore lojë, Ubong Ekpai e dyfishoi epërsinë për prizrenasit.
Kjo fitore nuk i kryen aspak punë Lirisë që është përshëndetur nga elita. Ata tani kanë 14 pikë, kurse Fushë Kosova gjendet në vendin e parafundit me 20 sosh