• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ferrari dhe sinjalet e para

27/05/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me gjithë grintën nga Sharl Lëklerk, ajo nuk ishte e mjaftueshme për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar në Montekarlo.

Piloti i Ferrarit u rendit në vend të dytë, duke shënuar podiumin e dytë sezonal për skuadrën italiane, pas pozicionit të tretë që kishte regjistruar në Arabinë Saudite.

27- vjeçari e dinte se në pistën qytetase të Monakos do të ishte pothuajse e pamundur ta rrëzonte Lando Norris nga vendi i parë. Kjo është arsyeja pse monegasku ishte aq i zhgënjyer pasi humbi pozicionin e parë të shtunën në kualifikuese me një të dhjetën e sekondës.

Një cirkuit ku parakalimi në rrugët e ngushta të Principatës konsiderohej i pamundur që në kohën e duelit legjendar në vitin 1992 mes Airton Senës dhe Najxhëll Mansëll, e jo më tani që makinat janë bërë shumë më të gjata.

Por vendi i dytë i Lëklerk, pas Norrisit të MekLarenit, ishte ende një sinjal i rëndësishëm pas një fillim-sezoni për t’u harruar. Emocioni i krijuar nga mbërritja e shtatë herë kampionit të botës, Luis Hamilton, premtonte diçka krejtësisht të ndryshme në radhët e Ferrarit. Por, tashmë që ka kaluar një e treta e kampionatit, “kokëkuqja” ende nuk e ka provuar shijen e fitores dhe i gëzohet vetëm dy podiumeve. Vitin e kaluar, suksesi i parë i Ferrarit erdhi me fitoren e Lëklerkut, pikërisht në garën e tij të shtëpisë, në Monako, duke thyer edhe një tabu personale.

Më pas ekipi italian u përmirësua ndjeshëm, teksa përfundoi duke luftuar për titullin e Konstruktorëve deri në kthesën e fundit të garës së fundit. Këtë herë rikthimi duket më i vështirë, duke marrë parasysh diferencën prej 177 pikësh nga kreu pas tetë garave të para, por sfida tjetër e planifikuar për të dielën në Spanjë mund ta ndryshojë situatën.

Next Post

Vllaznia kthehet me 3 mbrojtës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.