Sunday, 26. April 2026
Sport

Ferrari rikthehet te fitorja, Carlos Cainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

GS 24/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ferrari është rikthyer te fitorja në Formula 1. Piloti spanjoll, Carlos Sainz triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë.

Sainz përfitoi nga tërheqja e kampionit të botës në fuqi, Max Verstappen, i cili u detyrua të lërë garën pas një defekti në Red Bullin e tij.

Ndërkaq “kokëkuqja” tjetër e drejtuar nga Charles Leclerc u rendit në vendin e dytë. Podiumin e plotësoi britaniku i McLaren, Lando Norris.

Teilen: