Skuadra e Interit arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj AC Milan në gjysmëfinalen e dytë të UEFA Champions League, duke siguruar kështu finalen e madhe të Stambollit.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, por ekipi i Inzaghit kishte fituar edhe si mysafir me rezultatin 0 me 2, shkruan Lajmi.net
Pas ndeshjes, në qytetin e Italisë filloi festa e madhe e tifozëve, duke iu gëzuar tej mase kualifikimit në finalen e madhe.
Skuadra e Interit tani pret ndeshjen e sotshme, Manchester City – Real Madrid, për ta mësuar kundërshtarin e finales së Stambollit./Lajmi.net/
POV: esco un attimo a fare due passi a Milano 🖤💙#ForzaInter #InterMilan #Football pic.twitter.com/7gaddq88cJ
— Inter (@Inter) May 16, 2023