Wednesday, 18. February 2026
Moto GP

Festa ‘e çmendur’ e Man City pas zyrtarizimit si kampion në Premier Ligë

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester City është tashmë kampion i Premier Ligës për vitin 2022-23.

Sot, me humbjen e Arsenalit ndaj Nottingham Forest-it, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka fituar titullin e tretë radhazi në ligë, të pestin në gjashtë sezone, një fakt që shpërtheu gëzimin e ‘qytetarëve’.

  

Lojtarët dhe ‘stafi’ i Cityt ishin shumë të vëmendshëm ndaj asaj që mund të ndodhte në ndeshjen e Arsenalit, e cila nëse humbiste do t’i jepte automatikisht titullin.

Dhe kështu ndodhi, pasi skuadra e Mikel Artetës u rrëzua kundër Forestit me një gol të Awoniyi.

Të gjithë ishin në qendrën sportive duke parë ndeshjen e ‘Topçinjve’ dhe kur erdhi fishkëllima e fundit pati një shpërthim gëzimi për të festuar një Premier Ligë të re./Lajmi.net/

  


Teilen: