“Intelektualët”, tifogrupi i zjarrtë i skuadrës së Dritës, sot ka festuar 25 vjetorin e themelimit të tyre.
Rrugët e Gjilanit janë pushtuar nga tifozët, të cilët kanë dalur ta festojnë këtë përballje historike.
Në videon e publikuar nga lajmi.net mund të shihet atmosfera në qytet, si dhe fishekzjarrët e ndezura për evinimentin.
Intelektualët konsiderohen nga tifozeritë më të zjarrta në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare.
Ata njihen për paraqitje spektakolare në tribuna, në përkrahje të Dritës./Lajmi.net/