Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ky duel do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Festa në rrugët e Prishtinës ka filluar në orët e paradites.
Tifozë të Kosovës e Zvicrës po festojnë rrugëve të kryeqytetit.
Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.
Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë.