• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Festë e madhe në Tiranë, “Tifozët Kuq e Zi” festojnë 20 vjetorin e themelimit

13/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 23 dhjetorë, “Tifozët Kuq e Zi” festojnë 20 vjetorin e themelimit.

Tifo grupi i Shqipërisë, ka paralajmërua që me fillim nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë do të ketë një organizimi madhështor, shkruan lajmi.net.

20 vjet TKZ është një rrugëtim i gjatë. Në çdo stadium shqiptar dhe të huaj ku kemi shkuar, ne kemi qenë aty për dhe me Kombëtaren tonë.

“Ndërkohë që Kombëtarja është rritur profesionalisht dhe sapo e ka siguruar kualifikimin e saj të dytë në Kampionatin Europian të Futbollit, edhe ne, Tifozat Kuq e Zi, jemi rritur. Misioni ynë i përhershëm është që ne të jemi gjithmonë të pranishëm aty ku luan ekipi ynë kombëtar, me një përkrahje të fortë dhe të palëkundur, pavarësisht nëse luan kundër një ekipi të madh apo të vogël në emër dhe pa marrë parasysh nëse loja luhet larg apo afër”.

“Në shi apo në diell, me fitore apo me humbje, ne kemi qenë gjithmonë aty, në mbështetje të ngjyrave kuq e zi: kudo ku është ngritur flamuri ynë kombëtar, aty kemi qenë të pranishëm ne, Tifozat Kuq e Zi, të rreshtuar pas banerit tonë “TIFOZAT KUQ E ZI” dhe “O SA MIRË ME QENË SHQIPTAR!”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.

Në të njëjtën kohë do të festohet edhe kualifikimi i Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”. /Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Momenti epik pas fitores së Realit, Ançeloti ‘vjedh” trofeun dhe vetëshpallet MVP i ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.