Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, të hënën mbrëma në Paris.
Ylli argjentinas i futbollit e fitoi garën për Topin e Artë, duke lënë prapa Erling Haalad dhe Kylian Mbappen, përcjell lajmi.net.
Pas ceremonisë, Lionel Messi u kthye në Shtetet e Bashkuara te Amerikës tek Inter Miami.
Festë për fitimin e Topit të Artë pati edhe në kampin e Inter Miamit të cilët e nderuan futbollistin më të mirë në botë.
Për të nderuar Messin, u krijua korridori i famshëm i futbollistëve dhe u bënë fotografi të shumta me një karton në formën e numrit 8, e gjitha në ar, me autografet e pjesëtarëve të skuadrës.
Ocho para nuestro 🔟 👏 pic.twitter.com/aHv2sIxgdN
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 31, 2023
Faqja zyrtare e Inter Miamit në rrjetet sociale kanë publikuar pamjet e festës dhe nderimit që i bën lojtarit të tyre argjentinas./Lajmi.net/