Friday, 10. July 2026
Sport

Festimet për ndeshjen Francë – Marok kthehen në tragjedi, një adoleshente franceze e humb jetën

GS 10/07/2026 1 Min. Lesezeit

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze.

Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries, një zonë pranë qytetit Maubeuge, në veri të Francës, afër kufirit me Belgjikën.

Sipas autoriteteve, adoleshentja ndodhej në pjesën e pasme të një kamioni gjatë festimeve, kur ra nga automjeti dhe u shtyp prej tij.

Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Festimet nisën në qytete të ndryshme të Francës pas fitores 2-0 të “Les Bleus” ndaj Marokut në Boston, ku qindra tifozë dolën në rrugë për të festuar suksesin e kombëtares.

Shoferi i kamionit është ndaluar, ndërsa një tjetër adoleshent, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes, është dërguar në spital pasi kishte pësuar gjendje shoku.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Teilen: