Bavarezët e festës së titullit janë rikthyer në Mynih. Pas 45 orësh në Ibiza, 14 yjet e kampionëve të Gjermanisë u kthyen të martën pasdite nga udhëtimi i tyre, ku ishin për të festuar titullin.
Në orën 11:06 të paradites, grupi përreth kapitenit Manuel Nojer, Tomas Myler, Herri Kejn dhe Joshua Kimish u nisën nga Ibiza me një avion privat (Embraer ERJ-135LR) të linjës ajrore “Air Charters Europe”. 113 minuta më vonë, ata zbarkuan dhe gjithçka ishte planifikuar në fshehtësi.
Ata nuk u kthyen në aeroportin e Mynihut, nga i cili ishin nisur të dielën pasdite me avion privat, por në vend të kësaj u drejtuan për në miniaeroportin në Oberpfaffenhofen (në perëndim të Mynihut, rreth 20 km nga “Säbener Straße”).
Në orën 12:59 të pasdites, aeroplani u ul në pistë me ngarkesën e shtrenjtë të klubit në bord. Gjashtë minuta më vonë, lojtarët e parë zbritën nga avioni dhe hipën menjëherë në dy minibusë me xhama të errët.
PANORAMASPORT.AL