Thursday, 9. April 2026
Sport

Feyenoord turpëron Ajaxin

GS 07/04/2024 1 Min. Lesezeit

Feyenoord nuk pati mëshirë në atë që konsiderohet si klasikja e futbollit holandez ndaj Ajaxit.

Vendasit triumfuan me rezultatin tenistik 6-0, duke shënuar nga tre gola për pjesë dhe duke poshtëruar në këtë formë rivalët e përjetshëm.

Llogaria e golave u hap në minutën e 34 me Paixao ndërsa një minutë më pas shënoi edhe Minteh.

Tronditja te lojtarët e Ajax ishte e dukshme dhe në minutat shtesë të pjesës së parë, pësuan edhe të tretin me Hancko.

Në fraksionin e dytë, lojtarët e Feyenoord nuk patën ndërmend të ulnin “marshin” dhe ishin për të gjithë kohën të fokusuar nga sulmi.

Goli i katërt u shënua në minutën e 56 nga Minteh ndërsa listës iu shtua edhe ish-lojtari i Ajax, Timber që shënoi në të 62-tën.

Në fund, shënoi sërish ai që hapi llogaritë e ndeshjes, Paixao duke vulosur rezultatin e thellë dhe turpërues 6-0. ‘

Pas kësaj fitoreje, Feyenoord ngjitet në kuotën e 69 pikëve në vend të dytë, ndërsa Ajax mbetet në vendin e gjashtë me 45 pikë.

Teilen: