Sunday, 24. May 2026
Sport

FFK i jep Ballkanit fitore në tavolinë, i afrohet Dritës në tetë pikë

GS 28/02/2025 1 Min. Lesezeit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pranuar ankesën e Ballkanit për ndeshjen ndaj Feronikelit 74.

Suharekasit u ankuan se futbollisti i Feronikelit 74, Lavdim Zumberi nuk kishte të drejtë loje dhe e kanë fituar rastin.

Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës ia dha fitoren 3:0 në tavolinë kampionit në fuqi, që i afrohet Dritës në tetë pikë.

Kujtojmë se rezultati i rregullt i kësaj ndeshje kishte qenë i barabartë, 1:1.

Teilen: