• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK-ja befason të gjithë, organizon miqësore për Kosovën me Komoret nga Afrika

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy miqësore gjatë muajit qershor, dhe aranzhimi i ndeshjes së dytë është një befasi e madhe.

Pos Armenisë, me të cilën “Dardanët” ndeshen më 6 qershor në “Fadil Vokrri”, tri ditë më pas Kosova do të luajë ndaj një kundërshtari jo shumë të njohur.

Siç shkruan portali nga Afrika, “afric-foot”, Kombëtarja e Komoreve është rivali i radhës i Kosovës në muajin qershor, çka për këtë kombëtare, kjo ndeshje ëahtë historike, pasi do të jetë ndeshja e parë kundër një kombëtareje evropiane.

 

Sipas burimeve të ‘Afric-Foot’, dueli  me Kosovën do të luhet më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas portalit afrikan, Federata e Futbollit e Kosovës, e cila tashmë kishte caktuar një ndeshje kundër Armenisë më 6 qershor, ishte në kërkim të një kundërshtari të dytë për të përgatitur eliminatoret e Botërorit 2026, ku do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Kontaktet paraprake ishin me dy kombëtaret tjera afrikane, Malin dhe RD Kongon, por të cilat nuk dhanë rezultat, për shkak të mospërputhjes së datave. Kështu, arritja e një marrëveshjeje me Komoret pritet të formalizohet në ditët në vijim.

“Komoret, që tashmë kanë siguruar një vend në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 në Marok dhe vijojnë garën për një vend në Kupën e Botës, shpresojnë të shtojnë edhe një ndeshje tjetër në kalendarin e qershorit”, shkruan ‘afric-foot’.

Kombëtarja afrikane është e 105-ta në ranglistën e FIFA-së për kombëtare dhe nuk njihet për rezultate të mira, pasi ka vetëm dy paraqitje në Kupën e Kombeve të Afrikës, të parën herë në vitin 2021.

Megjithatë pjesë e kësaj kombëtareje janë futbollistë që luajnë në ligën elite të Francës, si Marseille e Lyon, në ligën e parë të Holandës si Sparta Rotterdam dhe një pjesë tjetër luajnë në ligën e dytë franceze dhe në Arabinë Saudite.

Ky vend e ka njohur Kosovën në vitin 2009, por që në vitin 2018, përmes një njoftimi zyrtar, qeveria e Serbisë raportoi se Komoret e kanë tërhequr njohjen.

Në vitin 2021, politikani Behxhet Pacolli kishte thënë se Komoret nuk e kanë tërhequr njohjen dhe se ai këtë e kishte të konfirmuar nga ministri i jashtëm i këtij vendi, që i kishte dërguar letër atij për t’i garantuar që njohja nuk është tërhequr.

Next Post

“Ndikimi i Ksabi Alonsos te Leverkuseni ishte i pabesueshëm”, Guardiola: Haland gati, duhet të rigjejmë urinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.