Tuesday, 25. August 2026
Sport

FFK-ja i drejtohet CAS-it ndaj vendimeve të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë

GS 05/12/2024 2 Min. Lesezeit

FFK-ja ankohet në CAS ndaj vendimeve të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

UEFA vendosi për fitoren e Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0 pasi ekipi kosovar u tërhoq nga fusha dhe num u kthye më shkaku i thirrieve raciste të tifozëve rumunë në fund të ndeshjes së zhvilluar në Bukuresht në muajin e kaluae, e vlefshme për Ligën e Kombeve. /Gazeta Express/

Teilen: