• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK-ja konstaton se ndeshja e Ligës së Parë ishte e kurdisur

11/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultati i ndeshjes ndërmjet Ulpianës së Lipjanit dhe Vllaznisë së Pozheranit në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë është anuluar pasi Komisioni i Garave pranë FFK-së, ka konstatuar se ajo ka qenë e kurdisur.

Në fakt, Komisioni ka vendosur që ndeshja të regjistrohet si e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të shkruhen në tabelë. Kjo përballje u zhvillua javën e shkuar në Lipjan dhe i takoi xhiros së 21-të, ndërsa Ulpiana e humbi me rezultatin 4:3 edhe pse pas pjesës së parë ishte në epërsi me shifrat 3:1.

Në vendimin e Komisionit të Garave thuhet se “kjo ndeshje ka qenë e kurdisur” dhe shtohet se bazuar në deklaratat e personit zyrtar të FFK-së, xhirimeve televizive është vërtetuar “mosangazhimi në “lojë i ekipit vendas. Kështu që, krahas anulimit të rezultatit të ndeshjes, janë inicuar edhe procedura disiplinore ndaj të gjithë personave të përfshirë.

Procedura është inicuar ndaj dy klubeve – Ulpianës e Vllaznisë, pastaj personit zyrtar të Ulpianës, Meriton Isufi dhe futbollistëve Ridon Llugiqi, Gentian Emini e Samet Rexhepi. Ndërsa, nuk ka munguar inicimi i procedurës disiplinore as ndaj personit zyrtar të Vllaznisë, Agron Pira.

Next Post

Conte mund të marrë drejtimin e Napolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.