Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër sukses në futbollin ndërkombëtar, duke u ngjitur në pozitën e 99-të në renditjen më të fundit të FIFA-s, që u publikua të enjten.
“Ky është pozicioni më i lartë që Kosova ka arritur ndonjëherë që nga pranimi në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.
Kjo vjen si rezultat i performancës së mirë të Dardanëve në muajin nëntor, ku ata shënuan fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Lituanisë, teksa barazuan me Rumaninë në fushën e gjelbër, por që kjo ndeshje më pas u regjistrua me rezultat zyrtar.
Kosova e mbylli këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e dytë në Ligën C, kurse në mars do të luajë dy ndeshje kundër Islandës në “play-off” për promovim në Ligën B.”, ka shkruar FFK n[ faqen e saj.