• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK mban takimin e fundvitit me gazetarët sportivë

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një atmosferë festive presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me gazetarët sportivë në fund të vitit. Ky takim ka pasuar një vit të mbushur me ngjarje të rëndësishme, sfida por edhe suksese për futbollin kosovar.

Presidenti i FFK-së, i shoqëruar nga anëtarët e KE të FFK-së, ka filluar takimin e fundvitit, duke bërë një pasqyrë të vitit që po e lëmë pas, duke theksuar sukseset dhe sfidat e kaluara. Ai ka shprehur falënderimet e tij për kontributin e gazetarëve sportivë në promovimin dhe ndjekjen e ngjarjeve në futbollin e Kosovës.

Në vijim, Ademi ka përqendruar vëmendjen e tij në planet dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Ai ka prezantuar projektet e reja dhe nismat që FFK do të zhvillojë për avancimin e futbollit në Kosovë.

Presidenti falënderoi gazetarët sportivë dhe mediat për mbështetjen që i kanë dhënë futbollit në rritjen e organizimit dhe arritjen e rezultateve, teksa tha se misioni i FFK-së është që të krijojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e futbollit por edhe për mediat në përcjelljen e ndeshjeve dhe aktiviteteve tjera.

Megjithatë, Ademi, vuri në pah se në shumë raste, kritikat që janë bërë ndaj Federatës nuk kanë pasur bazë të qëndrueshme. Ai theksoi se kritikat janë gjithmonë të mirëseardhura për secilin institucion, sepse ndikojnë përmirësimin e mëtejm të punës, por theksoi se në disa raste ato nuk kanë reflektuar realitetin e punës së kryer nga FFK-ja për avancimin dhe përmirësim

in e futbollit në vend.

Presidenti i FFK-së inkurajoi gazetarët sportivë dhe mediat të punojnë së bashku me FFK-në për të forcuar imazhin e futbollit kosovar dhe për të përcjellë lajme të sakta dhe objektive, por duke mos kursyer as kritikën kur ajo është e nevojshme. Ai shprehu bindjen se, me bashkëpunimin e ngushtë, futbolli në Kosovë do të vazhdojë të zhvillohet dhe të arrijë rezultate të shkëlqyera në vitet e ardhshme.

Në fund kreu i FFK-së duke uruar gazetarët sportivë për Vitin e Ri, ka shprehur besimin e tij në një vit të suksesshëm./Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Heshtje në Londër, Crystal Palace barazon shifrat ndaj Chelsea

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.