• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen tragjike nga jeta të ish-futbollistes Arbnora Basha

15/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-futbollistes Arbnora Basha, e cila vdiq në aksidentin tragjik në Ranillug.

Arbnora për shumë vjet ishte pjesë e KF Intelektualet nga Gjilani dhe me krenari e përfaqësoi Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare me fanellen e Kombëtares U17.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më dashurës suaj, Arbnora Basha, një studente e dalluar dhe e përkushtuar, e cila la gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin kosovar, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkroi i pari i FFK-së, Agim Ademi.

“Me pasionin dhe angazhimin e saj në futboll, ajo shërbeu si shembull frymëzimi që edhe shumë vajza tjera të ndjekin rrugën e sportit, andaj ikja e saj e hershme nga kjo botë ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë. Në këto momente të rënda për Ju, jemi pranë jush me zemër e lutje, që ta përballoni këtë dhimbje të madhe. Po ashtu, ngushëllime të sinqerta i shprehim edhe familjes së Antiana Thaqit, që po ashtu humbi jetën në këtë aksident tragjik”, shkruhej tutje në telegramin e ngushëllimit./Lajmi.net/

Next Post

Messi nuk mendoi gjatë për të emëruar lojtarin e Anglisë që mund të kishte luajtur me të në Barcelonë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.