Wednesday, 1. April 2026
Sport

FFK ndan pamje nga ceremonia ku lojtarët u dekoruan nga Presidenca

GS 01/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Dardanët pësuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Megjithatë, për përpjekjet dhe arritjet e tyre, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot lojtarët e Kombëtares me medaljen presidenciale të meritave.

Federata e Futbollit e Kosovës publikoi pamje nga ceremonia dhe shprehu falënderimet e saj ndaj presidentes për këtë nderim./teve1.info/

Teilen: