Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar për ndeshjen e radhës së Kombëtares së vajzave, e cila do të zhvillohet ndaj Bullgarisë në kuadër të Women’s European Qualifiers.
Ndeshja luhet sot, më 14 prill 2026, me fillim nga ora 16:00, në stadiumin “Slava” në Sofje.
Ky takim është i rëndësishëm për rrugëtimin e Kosovës në kualifikimet evropiane, ndërsa pritet një paraqitje e fortë nga vajzat e përfaqësueses.
Për të gjithë tifozët, ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport. /Lajmi.net/
Teilen: