Thursday, 21. May 2026
Sport

FFK prezanton prurjet e reja

GS 18/03/2025 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një videoklipi ka prezantuar tri prurjet e reja në Kombëtaren A, e cila të hënën ka nisur grumbullimin.

Bëhet fjalë për Dion Gallapenin, Vesel Demakun e Lirjon Abdullahun, të cilët janë ftuar për herë të parë nga selektori Franco Foda.

Të tre futbollistët janë pjesë e Kosovës për ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve që i luan kundër Islandës për promovim në Ligën B.

Gallapeni ka thënë se është nder dhe krenari të luash për vendin tënd, Abdullahu ka shtuar se ëndrra e tij është realizuar kurse Demaku ka insistuar se do të luftoj për fanellën e Kosovës.

Gallapeni është mbrojtës dhe luan te Prishtina, Demaku bën karrierë në Austri tek Altachu dhe është mesfushor defensiv kurse Abdullahu luan sulmues të Stuttgart Kickersi i Gjermanisë.

Në fund, të tri prurjet e reja e kanë mbyllur prezantimin e tyre të shkurtër me fjalët “Forza Kosova”.

Teilen: