• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK shpallë lojtarin më të mirë të xhiros së 28-të – Ardit Tahiri fiton çmimin “Ylli i Javës”

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 28-të në Albi Mall Superligë i është ndarë sulmuesit të KF Llapit, Ardit Tahirit.

Tahiri shënoi dy golat në fitoren 2:3 të Llapit në ndeshjen e rëndësishme kundër SC Gjilani.

Pasi mori këtë çmim, Tahiri u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dje. Jemi përgatitur maksimalisht që të dalim me pikë të plota dhe ia arritëm. Ishte një ndeshje e luftuar nga lojtarët deri në fund, treguam që kemi shumë karakter brenda ekipit dhe u shpërblyem me tri pikë. Forma ime nuk do të vinte në pah nëse ekipi nuk do të funksiononte mirë – kjo është falë bashkëlojtarëve. Qëllimi ynë është që të fitojmë të gjitha ndeshjet e fundit dhe të dalim në garat evropiane, qoftë përmes Kupës apo përmes Ligës, pasi që të dyja gjasat i kemi. Por qëllimi kryesor mbetet Kupa e Kosovës. Të shpallesh më i miri i xhiros është ndjenjë shumë e mirë, pasi që kjo ka shije edhe më të mirë kur fiton. Falënderoj bashkëlojtarët dhe familjen time për përkrahjen” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

​Mjeku tregon çfarë i tha Maradona pak ditë para vdekjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.