• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK u bën thirrje tifozëve të shkojnë në stërvitje

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjet e muajit shtator ku do të përballet me Zvicrën dhe Rumaninë.

Dardanët kërkojnë të rikthehen te sukseset pas disa rezultateve zhgënjyese, megjithatë atmosfera në kampin verdh e kaltër është fantastike.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stërvitja e ditës së sotme që mbahet në kampin nacional në Hajvali do të jetë e hapur për publikun.

Kësisoj FFK ka ftuar tifozët e Kosovës që të shkojnë në kampin nacional për të bërë foto dhe t’i shikojnë nga afër futbollistët dardanë.

“Sot është dita për ta shfaqur dashurinë tuaj ndaj futbollit dhe Kombëtares së Kosovës!

 Ora: 17:30 – Vendndodhja: Kampi Nacional në Hajvali

 Çfarë ka më të mirë sesa të shikosh talentin dhe pasionin e futbollistëve dardanë në aksion? Stërvitja e sotme do të jetë e hapur për publikun!

Bëhuni pjesë e këtij momenti dhe pasuroni koleksionin tuaj të fotove me idhujt tuaj të futbollit!

Mos harroni të merrni nënshkrimet e futbollistëve të preferuar e të ndani këtë moment të veçantë me ta! 

 Pa dyshim ky do të jetë një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend për shumë kohë për secilin prej jush!

Të bashkuar në përkrahje të Kombëtares tonë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Shihemi të gjithë sot në Kampin Nacional në Hajvali në orën 17:30!”, njofton FFK.

Next Post

Manchester United thyen heshtjen dhe reagon pas akuzave për sulm nga Antony ndaj ish-të dashurës së tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.