• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFK vjen me një postim për Zhegrovën, i cili ishte yll ndaj Realit

03/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edon Zhegrova ka qenë mbrëmë fantastik kundër Real Madridit, të cilin me shokët e tij të Lillet e mposhtën me rezultat 1:0, në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

E këtë paraqitje të shkëlqyeshme të yllit kosovar e ka përshëndetur tek sot Federata e Futbollit të Kosovës, më shumë se 12 orë pas përfundimit të ndeshjes.

Shtëpia e futbollit kosovar erdhi me një postim për 25 vjeçarin në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke i përmendur edhe statistikat e tij të detajuara.

Ndërkohë, nuk kanë munguar komentet kritikuese nga tifozët ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në postimin e saj për Zhegrovën.

Kujtojmë se “Messi i Kosovës” ishte përjashtuar nga Kombëtarja për ndeshjen me Qipron në muajin e kaluar me arsyetimin e FFK-së se lojtari i kishte thyer rregullat duke dalë nga kampi pa marrë leje.

Federata kishte thënë se vendimin e kishte marrë selektori Franco Foda, kurse vetë lojtari ditë më parë tha se më së shumti ndihet keq që vendimin e ka marrë FFK-ja e jo trajneri.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Baselit do të jetë pjesë e Dardanëve për dy sfidat e tetorit, ndaj Lituanisë dhe kundër Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Next Post

Lenjani tërhiqet nga Shqipëria

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.