• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FFM për të gjitha klubet ndau nga 241 mijë euro si pjesë e Fondit të solidaritetit të UEFA-s

01/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit të Maqedonisë me në krye presidentin e ri, Masar Omeragiq, vazhdon bashkëpunimin e ndërsjellë me UEFA-n, përmes të cilit përfitojnë edhe klubet vendore.

Kështu si pjesë Fondit të Solidaritetit nga UEFA, të gjitha klubet e Ligës së Parë, përfshirë këtu FC Shkupin, Shkëndijën, Besën e Dobërdollit, Voska Sportin, Struga Trim Lum, Vardarin, Tikveshin, Sileksin, Rabotniçkin, Pelisterin, AP Brera, brenda 45 ditëve kanë përfituar nga 241 mijë euro, me përjashtim të Gostivarit.

Në konton e kësaj të fundit kanë përfunduar vetëm 91 mijë euro nga sezoni 2023/24, derisa për sezonin aktual, kjo skuadër nuk ka marrë shumën e 150 mijë eurove, për shkak dokumentacionit jo të rregullt.

Pra secila skuadër veçmas ka përfituar nga 241 mijë euro (91 mijë euro për sezonin 2023/24 dhe 150 mijë euro për sezonin 2024/25), derisa nga sezoni i kaluar kanë përfituar gjithashtu nga 91 mijë euro, edhe Makedonija GJ.P dhe Bregallnica.

Këto mjete klubeve do ju shërbejnë për  bashëkinvestime dhe bashkëfinancime për zhvillimin e futbollit të të rinjve, kryesisht në fusha stërvitore me bari artificial, që ju kanë shërbyer pikërisht ekipeve të moshave.

Një shifër relativisht e majme, që padyshim do të jetë një ndihmesë e madhe për klubet përfituese dhe akademitë përkatëse, pasi përbën një buxhet të rëndësishëm për funksionimin e tyre.

Next Post

Skenarë të tjerë për Ançelotin, Arabia i ofron shifra marramendëse

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.