Thursday, 19. November 2026
Sport

FIBA Europe Cup: Trepça nuk ndalet, mposht skuadrën kroat Split

GS 19/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në FIBA Europe Cup, duke mposhtur skuadrën e njohur kroate, Split, me rezultat 94:88.

Skuadra mitrovicase ka treguar se mund të përballet denjësisht edhe me kundërshtarë me traditë të madhe në basketbollin evropian, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet e saj në garat ndërkombëtare.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë, Trepça arriti të përmbysë epërsinë e mysafirëve në periudhën e fundit, të cilën e fitoi me rezultat 27:19, për të siguruar triumfin e katërt në shtatë ndeshje të Grupit A.

Drilon Hajrizi dhe Andrew Thelwell ishin më efikasët te kampionët e Kosovës me nga 18 pikë, ndërsa Jean-Pierre Tokoto kontribuoi me 16 pikë dhe tetë kërcime.

Me këtë fitore, Trepça vazhdon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër, ndërsa rezultatet e saj në këtë edicion të FIBA Europe Cup janë një tjetër dëshmi se basketbolli kosovar ka përfaqësim konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Teilen: