• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIBA Europe Cup: Trepça sonte takohet me Tindastollin e Islandës

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i basketbollit Trepça do sonte fillon aventurën e re në FIBA Europe Cup.

Skuadra nga Mitrovica do të jenë në grup së bashku me ekipin nga Islanda, Tindastoll, si dhe atë nga Estonia, Parnu.

  

Fillimisht, xehetarët do të takohen me ekipin e Tindastoll sonte, takim që nis nga ora 18:00,

Më pas, nuk do të ketë pushim për mitrovicasit, pasi një ditë më vonë, pra nesër, do të përballen me skuadrën vendase, Parnu, po nga ora 18:00.

Trepça ka udhëtuar drejt Estonisë të dielën, aty ku do të zhvillohet kjo garë.

Kjo nuk është hera e parë për mitrovicasit që marrin pjesë në FIBA Europe Cup.

Debutimin e tyre e bën vjet, ku ishin organizator të këtij turneu, por që nuk arritën kualifikimin në grupe.

E sa jemi tek grupet, janë gjithsej shtatë, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.

Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.

Trepça është nënkampione e Kosovës dhe fituese e Kupës së Kosovës. /Lajmi.net/

  

  


Next Post

​Formacionet e mundshme të Newcastle dhe PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.