Sunday, 12. April 2026
Sport

FIBA Europe Cup: Trepça zbarkon në Estoni

GS 03/10/2023 1 Min. Lesezeit

KB Trepça do t’i zhvillojë në mesjavë ndeshjet e para për këtë sezon në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë mbërritur këtë të hënë në Paranu të Estonisë, atje ku edhe do t’i zhvillojnë ndeshjet.

  

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic të mërkurën do të takohet me islandezët e Tindastoll, kurse një ditë më vonë do të përballet me nikoqirët, Parnu Sadam.

Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 18:00.

Trepça e bëri të qartë se synimi i klubit është vendi i parë në grup dhe kalimi në fazën tjetër të kësaj gare.

“Xehetarët”, bashkë me dy rivalët e lartpërmendur, janë pjesë e Grupit C.

  

  


Teilen: