• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fidel Ylli për RTSH: Një medalje historike, bashkëpunimi solli këtë sukses

10/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një lidhje direkt për emisionin Ora Olimpike në RTSH, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli ka folur për suksesin e arritur në Paris 2024. Ylli theksoi se është krenar për këtë medalje historike, por theksoi se ky sukses nuk ka ardhur vetëm falë punës së KOKSH-it, por edhe falë ndihmës së shumë institucioneve, që kanë mbështetur sportistët kuqezi, që të garojnë në nivelet më të larta dhe të tregojnë vlerat e tyre.

“Jam krenar për këtë medalje. Është mundi dhe sakrifica e të gjithë sportistëve dhe trajnerëve që i kanë dhuruar Shqipërisë medalje europiane dhe botërore, që kulmuan me këtë medalje historike. Ne kishim pritshmëri nga ekipi i mundjes për medalje dhe në fund u shpërblyem me këtë medalje.

Nëse nuk do të kishte gabuar gjyqtaria në ndeshjen e kaluar, mund të merrnim një tjetër medalje. Synojmë që ti japim Shqipërisë medalje të tjera Olimpike. Dua të falënderoj Radio televizionin Shqiptar që ka transmetuat çdo ditë lajme direkt nga Parisi për ekipin olimpik shqiptar. Bashkëpunimi mes dy institucioneve do të vazhdojë. Dua të falënderoj qeverinë, ministrinë, kryetarin e bashkisë Tiranë dhe presidentin e Republikës për të gjithë ndihmën e dhënë. Ky nuk është një sukses vetëm i KOKSH, por i të gjithë institucioneve që na kanë përkrahur”, ka thënë mes të tjerash Ylli.

Next Post

West Ham befason Juventusin, i rrëmben mbrojtësin francez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.