• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA dhe UEFA futën sërish në lojë të rinjtë rusë në kompeticionet ndërkombëtare, Ukraina reagon ashpër

06/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Polemikat mbi vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve rusë në garat ndërkombëtare vazhdojnë për aq kohë sa ato janë ekipe të përbëra nga të mitur. Organizata kryesore botërore e futbollit në fakt dha dritën jeshile të enjten e 5 tetorit, duke ndjekur nga afër indikacionet e propozuara nga kolegët europianë, për sa kohë skuadrat luajnë nën emrin “Unioni i Futbollit Rus”, pa lejuar flamurin, himnin dhe uniformën kombëtare.

Zgjedhja zemëroi Federatën e Futbollit të Ukrainës, e cila urdhëroi ndryshimin e pozicionit. “Ne i bëjmë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që të kundërshtojnë dhunën dhe agresionin e Federatës Ruse. Pra, kërkojmë që këto vendime të rishikohen, pasi ato shkelin të drejtat e fëmijëve ukrainas, të cilëve Rusia iu ka hequr të drejtën për t’u stërvitur në mënyrë të sigurt dhe thjesht për të jetuar në atdheun e tyre pa kërcënimin e rrëmbimit, përdhunimit ose vrasjes.

Regjimi pushtues rus vazhdon të vrasë dhe rrëmbejë fëmijë ukrainas, duke shkatërruar infrastrukturën civile, përfshirë stadiumet sportive dhe shkollat. Pra, po i lë fëmijët ukrainas pa mundësinë për të luajtur sport, ose për të jetuar një jetë normale.

Rusia ka privuar nga jeta qindra fëmijë tanë. Në të njëjtën kohë, UEFA dhe FIFA po i kthejnë fëmijët rusë për të garuar dhe ata, për fajin e këtyre dy organizatave qendrore të futbollit, do të binden se vendi i tyre ka të drejtë për të vrarë të tjerët; se Rusia po bën gjërat e duhura”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Rrëfimi special i Ibrës: Guardiola një frikacak, nuk guxoi kurrë të përballej me mua! Ju tregoj se çfarë ndodhi gjatë vitit tek Barcelona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.