• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA përditëson ranglistën e kombëtareve, Kosova me rekord pas ngritjes për dy pozita, Shqipëria bie një vend

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës ka pozitën më të lartë në histori në ranglistën e FIFA-s pas përditësimit gjatë ditës së sotme (e enjte), 3 prill 2025, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për një pozitë.

Gjithsej 245 duele ndërkombëtare janë kryer në nivel global që nga ndeshjet e dhjetorit t 2024.

Ekipet nga Afrika, Azia, Oqeania dhe Amerika e Jugut u paraqitën të gjitha në kualifikimet e Kupës së Botës 2026, ndërsa skuadrat e Concacaf dhe ato evropiane të UEFA-s luftuan në garat e tyre përkatëse të Ligës së Kombeve dhe kontestuan ndeshje miqësore.

Këto gara kanë bërë ndryshime të shumta në versionin më të fundit të renditjes së FIFA-s, duke përfshirë disa turbulenca në top 10.

Spain jump into the top two in the latest #FIFARanking! 🇪🇸🆙

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 3, 2025

Argjentina ka mbetur në pozitën e parë, Spanja ka kaluar në vendin e dytë, Franca ka rënë në vendin e tretë dhe Anglia e Brazili kanë ruajtur pozitat katër dhe pesë.

Në pozitën e gjashtë është ngjitur Holanda, Portugalia ka rënë në vendin e shtatë, teksa Belgjika, Italia dhe Gjermania kanë ruajtur pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.

Në përditësimin e ri, Kosova është ngjitur për dy pozita duke pasur rangimin më të lartë në histori, pas dy fitoreve ndaj Islandës në muajin mars.

Dardanët kanë kaluar nga pozita 99-të në pozitën e 97-të dhe tani kanë gjithsej 1238.38 pikë.

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë nga pozita 65-të në pozitën e 66-të pas humbjes nga Anglia dhe fitores ndaj Andorrës.

Kombëtarja kuqezi momentalisht ka gjithsej 1375.95 pikë në ranglistën e FIFA-s.

Ngritjen më të madhe në këtë përditësim e pati kombëtarja e Mianmarit për shtatë pozita, ndërsa rënien më të madhe ajo e Guinea-Bisau me tetë vende.

Next Post

​Kosova ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.