• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA pezullon dy shtete nga garat ndërkombëtare

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA ka pezulluar shoqatën e futbollit të Republikës së Kongos (FECOFOOT) dhe Federatën e Futbollit të Pakistanit (PFF), duke i ndaluar të dyja nga garat ndërkombëtare.

FIFA pezulloi FECOFOOT për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj, gjë që shkel detyrimet e saj sipas statuteve të FIFA-sw.

“Vendimi u mor në konsultim me CAF (Konfederatën e Futbollit Afrikan) pasi dy misione të FIFA/CAF u dërguan në Brazzaville”, tha FIFA në një deklaratë.
FIFA tha se pezullimi do të hiqet vetëm nëse plotësohen një sërë kushtesh, duke përfshirë kthimin e kontrollit të plotë të selisë së federatës dhe objekteve të tjera në FECOFOOT.

PFF u pezullua për shkak të dështimit të saj për të miratuar një rishikim të kushtetutës së saj që do të siguronte “zgjedhje me të vërtetë të ndershme dhe demokratike”.

FIFA e pezulloi PFF-në në 2017 dhe 2021 për shkak të ndërhyrjeve të palëve të treta. Ndalimi i fundit i saj u hoq në qershor 2022 pasi Komiteti i Normalizimit të PFF tha se kishte rifituar kontrollin e plotë të mjediseve dhe financave të federatës.
“Pezullimi do të hiqet vetëm me kusht që Kongresi i PFF të miratojë versionin e Kushtetutës së PFF të paraqitur nga FIFA dhe AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik)”, shtoi FIFA.

Kryetari i Komitetit të Normalizimit të PFF, Haroon Malik, i tha mediave lokale të enjten se: “FIFA dëshiron të bëjë disa ndryshime në Kushtetutën e PFF për ta sjellë atë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në përpjekjet e fundit, shumica e anëtarëve të sapozgjedhur të Kongresit të PFF nuk kanë rënë dakord me propozimet e FIFA-s.”

Malik shtoi se të gjitha zgjedhjet kanë përfunduar dhe anëtarët e zgjedhur të Kongresit do të mbikëqyrin fazën tjetër.

Next Post

NBA me rekord të ri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.