Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e FIFA-së ka prezantuar një fotografi me yjet më të mëdhenj të futbollit botëror që po synojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Në këtë postim, FIFA ka përfshirë kombëtaret që këtë muaj mund të sigurojnë një biletë për Kupën e Botës, ndërsa në mesin e yjeve të njohur janë përmendur edhe tri futbollistë shqiptarë: Granit Xhaka, Edon Zhegrova dhe Enis Bardhi.
Të dy kanë gjasa reale për pjesëmarrje në Botëror — Xhaka me Zvicrën, dhe Zhegrova me Kosovën — në garën që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
FIFA, në postimin e saj, ka shkruar:
“Yjet që synojnë të sigurojnë vendin e tyre në Kupën e Botës 2026.”
Ndërkohë, Kosova pritet të zhvillojë dy ndeshje vendimtare për kualifikim: fillimisht ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, e më pas përballë Zvicrës më 18 nëntor.
Aktualisht, Zvicra kryeson grupin me 10 pikë, e ndjekur nga Kosova me 7, Sllovenia me 3 dhe Suedia me 1 pikë. /ATVLIVE.TV



